Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00, në aksin rrugor Laç-Fushë Mamurras.
Dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse, informon policia.
Si shkak i përplasjes ka ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, viktima i identifikuar me inicialet K.M., 43 vjeç, bunues në Bushnesh, Krujë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.