Aksident i rëndë në Lezhë, freza e zetorit plagos një person

Një aksident i rëndë për t’u imagjinuar, ka dëmtuar seriozisht një djalë në moshë fare të re. Gjithçka ka ndodhur pasditen e djeshme, ku një 25-vjeçar, ka pësuar plagë të rënda nga freza e një zetori. Në rrugën e fshatit Barbullojë, në Lezhë shtetasi, A.Ll., duke drejtuar motorin tip “Yinxiang”, gjatë parakalimit të mjeti bujqësor zetor tip “Belarus” të drejtuar nga M.L është fërkuar me pjesën e frezës, bëjnë me dije burime policore. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri i motorit, E.D., 25 vjeç banues fshatin Tresh, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Nga ana e policisë u arrestua në flagrancë drejtuesi i motorit A.Ll., 17 vjeç. Ndërkohë që nisën hetimet në gjendje të lirë për drejtuesin e zetorit M.L., 62 vjeç, banues në fshatin Tresh të Lezhës.

Artikulli paraprakGODITI INFERMIERIN, ARRESTOHET 30-VJEÇARI
Artikulli tjetërAKSIDENTI QË U MORI JETËN DY VËLLEZËRVE, ARRESTOHET DREJTUESI I ‘BENZ-IT’