Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë ku një 63 vjeçar ka humur jetën pasi u përplas nga një automjet që drejtohej nga një i mitur. Mësohet se viktimë ka mbetur F.L., i cili po lëvizte me motoçikletë në momentin kur u përplas për vdekje nga automjeti që drejtohej nga 14 vjeçari P.M

Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore që lidh Lezhën me Rrilën në vendin e quajtur ‘Ishull Lezhë’.

Policia ndodhet në vendngjarje ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që shkaktuan aksidentin e rëndë.

Artikulli paraprakKANDIDATI I KOALICIONIT “BASHKË FITOJMË” TAKIM ME BANORËT E BERDICËS
Artikulli tjetërKAS VENDOSI QË ANËTARI I 4 I GRUPEVE TË NUMËRIMIT TË NDAHET ME PDIU-NË, PARTIA E LIRISË ANKIMON VENDIMIN