Një aksident i rënda ka ndodhur në Qafë Thanë, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale dhe tronditje tek personat që kanë qenë brenda makinave.

Në këtë aksident janë përfshirë një makinë me targa të huaja (Ohri i Maqedonisë) dhe një makinë me targa shqiptare. Nga pamjet e siguruar nga Shqiptarja.com, shihet makina me targa të huaja që ka pasuar dëme të mëdha materiale.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Artikulli paraprakVIDHTE PASAGJERET NË LINJËN DURRËS-PLAZH, KAPET 42-VJEÇARI
Artikulli tjetërAUTOBUSI NGA KOSOVA SULMOHET NË SERBI, PO UDHËTONTE DREJT FRANKFURTIT