Një punonjes policie në Mirditë humbi jeten dhe 1 përson tjeter mbeti i plagosur, pas përplasjes së dy automjeteve në Rrugen e Kombit. Aksidenti ndodhi rreth ores 7 e 20 minuta të mengjesit të së shtunes në segmentin Rubik-Rreshen, ndërsa viktime mbeti Gezim Lazri 52-vjeç efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë.

Automjeti tip Benz me të cilin po levizte polici u përplas me nje automjet tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez M. F. I cili mbeti i plagosur nga aksidenti dhe u dergua për ndihme mjekesore ne spitalin e Mirditës nga ku mesohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Policia rrugore e cila mbërriti menjëhere më vendin e ngjarjes nisi hetimet, teksa nga të dhenat paraprake bëhet me dije se shkak për aksidentin eshtë bërë parakalimi i gabuar i automjetit tip “Chevrolet”, duke sjelllë përplasjen e fortë, çka i mori jeten efektivit te policisë. Nga aksidenti u bllokua per rreth 2 ore rruga e kombit në segmentin Rubik-Rreshen, duke detyruar policine qe te devijoje qarkullimin e automjeteve për nga rruga e vjeter, por kjo solli trafik te renduar dhe kaos ne levizje.

Artikulli paraprakSTADIUMI DO JETË PLOT! ‘AVULLOJNË’ BILETAT PËR SHQIPËRI – ÇEKI, SHITEN TË GJITHA NË PAK ORË
Artikulli tjetërSILVINHO “INTERVISTOHET” NGA RAMA: JA SKEMA SI DO SHKOJMË NË EVROPIAN!