Një aksident i rëndë me dy viktima është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Bëhet me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, ku janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E.D, 30 vjeç dhe mjeti me drejtues L.C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L.C dhe njëri nga pasagjerët, i identifikuar si A.B 69 vjeç.

Identiteti i viktimave nuk bëhet me dije, ndërsa shoferi i automjetit tjetër është dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet e aksidentit, përplasja ka qenë shumë e fortë duke bërë që njëri nga mjetet të shkatërrohet thuajse tërësisht.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Artikulli paraprakFIRMAT PËR THIRRJEN E KUVENDIT, BERISHA MBETET VETËM ME 4 DEPUTETË NË KONFERENCË
Artikulli tjetërSHITJET E BIZNESEVE RANË ME 932 MLN EURO NGA PANDEMIA