Aksident i rëndë, përplaset  fëmija .Po sot nje tjeter femije humbi jeten ne nje tjeter aksient

 

Një aksident me një fëmijë të plagosur rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në periferi të Tiranës. Burime nga policia bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur rreth orës 18:22, tek rreth rrotullimi i Bathores, ku një automjet ka aksidentuar vajzën e mitur M.S., e cila është dërguar në “S.Q.U.”, në gjendje jo të mirë shëndetësore. Pas aksidentit, drejtuesi i makinës nuk i ka ardhur në ndihmë vajzës, së plagosur, por i ka dhënë gaz dhe është larguar. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. Po te henen rreth orës 12.35 në rrugën dytësore Marikaj, automjeti tip “Ford” i drejtuar nga N. A, ka aksidentuar O.K, 5 vjeç dhe më pas ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anës saj. I mituri është transportuar menjëherë në spital por ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes së marë. Hetimet kanë nisur për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme porceduriale.

Artikulli paraprakKANDIDATI I PD ROMEO GURAKUQI TAKON BANORET TEK ISH- FERMENTIMI
Artikulli tjetërBIZNESMENI FIERAK, “KOKA” E TRAFIKUT TË KOKAINËS NË GREQI