Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Beratit. Mësohet se një mjet që drejtohej nga një person i dehur ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi përgjatë aksit agjenci-Gjykatë.

Mjeti ka goditur fillimisht një makinë përballë shkollës 9-vjeçare “22 Tetori” dhe është larguar me shpejtësi, por pak metra më tutje ai është përplasur edhe me 3 mjete të tjera. Si pasojë e përplasjes janë plagosur rëndë dy shtetas, të cilët ishin pasagjerë me të në makinë.

Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Mësohet se policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërkohë që lëvizja e automjeteve është devijuar në rrugën përgjatë lumit Osum.

Artikulli paraprakDJALI NGA SHKODRA SURPRIZON FAMILJEN E 8-VJEÇARIT MATEO, I DHUROHET NJË PIKTURË E MADHE ME PORTRETIN E TIJ
Artikulli tjetërHEKURUDHA QË DO TË “ÇAJË” SHKRETËTIRËN, NJIHUNI ME PROJEKTIN MARRAMENDËS ARAB