Aksident i rende, vdesin dy shqiptarë, plagoset rëndë një tjetër

Një aksident me dy shqiptarë të vdekur dhe një tjetër person të plagosur rënde ka ndodhur pasditen e sotme në Italinë fqinje. Siç raportojnë mediat lokale, rreth orës 18, në kryqëzimin e rrugëve “Melona” e “Capannaguzzo” në Cezena, janë përplasur dy automjete: një furgon dhe një kamion me rimorkio. Viktimat janë një 37-vjeçar dhe një 39-vjeçar, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Një person i tretë, shtetësia e të cilit nuk bëhet e ditur nga raportimet e mediave lokale, është në gjendje të rëndë.

Artikulli paraprakARRESTOHET PAS 12 ORËSH VRASËSI I MURATORIT SHQIPTAR
Artikulli tjetër10 THASË ME DROGË NË BANESA