Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit.
Në vendin e quajtur tuneli, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë, 6 persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë për në spitalin e qytetit, nga ku raportohet se një prej tyre është në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.Ende nuk ka informacione mbi gjendjen shëndetësore të 5 të plagosurve të tjerë.

Artikulli paraprakPIKTORI 7-VJEÇAR FITON MIJËRA EURO ME VEPRAT E SHITURA PËR BAMIRËSI
Artikulli tjetërPD PËR KREUN E ILD-SË: ARTUR METANI SHËRBËTOR I RAMËS, REFORMA NË PRAG TË VDEKJES KLINIKE