Tre automjete janë përfshirë në një aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë, mbrëmjen e sotme. Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.
Mësohet se fillimisht janë përplasur, mjeti tip “Mercedes” me “Pasatt-in”, ndërsa një qytetar i cili është afruar për të parë aksidentin i ka prerë rrugën një makine tip Renault, e cila po udhëtonte në drejtim të Fushë-Krujës.
Si pasojë janë plagosur shtetasi Ramazan Xeka, këmbësori dhe Blerina Kaçorri pasagjere në mjetin tip “Benz”. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore.