Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së dieles në superstraden Lezhë-Milot, në afersi të fshatit Tresh. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, ndërsa viktimë mbeti Bledi Sokoli banues në fshatin Gryk Manati të Lezhës. Makina tip “Opel”, me të cilen lëvizte viktima u përplas me një “Ford” dhe “Toyota” e më pas u përmbys në mes të rruges, e për pasojë drejtuesi i mjetit gjeti vdekjen e menjëhershme.
Nga aksidenti mbeti i plagosur dhe shtetasi me iniciale A. R., 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Ford”. Ai u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.
Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, bëhet me dije se automjeti tip Opel ku udhetonte viktima, ka qene duke kryer nje parakalim kur eshte perplasur fillimisht me mjetin tip Ford dhe pas saj ka goditur nje tjeter makine tip Fuoristrade qe vinte perballe saj.