Dy persona mbeten të plagosur në një aksident të trefishte të ndodhur pasditen e së premtes në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes “Sake”. Sipas policisë automjeti me drejtues shtetasin M. V., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. Ç, dhe me automjetin me drejtues shtetasin P. T. Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur drejtuesi i automjetit shtetasi M. V., dhe 1 pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi R. Ç.Ata u dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku pasi moren ndihmen e parë mjekësore ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten. Nga të dhenat parprake bëhet me dije se mjeti volksvagon po vinte ne drejtim te Lezhes dhe eshte perplasur balle per balle me mercedezin qe levizte ne drejtim te Shengjinit. Ne aksident u perfshi edhe nje furgon me turiste polake por pa probleme per pasagjeret qe ishin ne te. Sipas te dhenave te para dyshohet se mercedezi ka tentuar te shmange kanalin me uje duke prekur edhe vijendaresen e rruges qe per pasoje solli goditjen e tij nga mjeti tip volksvagen. Pershkak te aksidentit pati edhe bllokim te rruges qe solli rendim te trafikut ne te dy anet e saj, deri në largimin e mjeteve të aksidentuara nga rruga.

 

Artikulli paraprakDITA NDËRKOMBËTARE E PAQES, BEGAJ: HISTORIA NA NJEH NE SHQIPTARËT SI PAQEDASHËS
Artikulli tjetërBISEDA “MARUBI SI SHKRIMTAR”