Dy persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes se tre automjeteve në superstraden Lezhë-Shkoder. Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 të së hënës pranë fshatit Mabe dhe sipas policisë shtetasi F.C nën drejtimin me targa AB443HP eshte aksidentuar me mjetin me targe AB392BN me drejtues shtetasin A.B dhe me mjetin me targa AB515 HI me drejtues shtetasin A.S. Nga aksienti kane marrë lëndime dy përsona dhe jane dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten. Ndërkohë policia rrugore e cila mbërriti menjëhere në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjan e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti të trefishtë.

 

Artikulli paraprakTAKIMI ME RAMËN, PRESIDENTJA E KOSOVËS: BISEDUAN RRETH ASPIRATËS SË PËRBASHKËT EVROPIANE .
Artikulli tjetërMBLEDHJA E THIRRUR NGA GAZMENT BARDHI, 40 DEPUTETË KONFIRMOJNË PJESËMARRJEN