Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën e fshatit Benç, bashkia Tepelenë.

Një automjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë në 50 metra lartësi si dhe është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit është transportuar për në spitalin e Tepelenës për të marrë ndihmë mjekësore. Bëhet me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila vijon hetimet për shkaqet e aksidentit ku dyshohet se një ndër to është lagështira në rrugë.

Artikulli paraprakTHE MIRROR: SI KONTRABANDISTËT SHQIPTARË PËRDORIN RRJETET SOCIALE PËR KALIMET ILEGALE ME KAMION
Artikulli tjetërISH-KOKURRENTI I BBV: HYRJA E ROMEOS, PRISHI RAPORTIN DONALD-BEATRIX! VËLLAI MUND T’I KETË DHËNË NJË MESAZH