Një aksident është shënuar në aksin rrugor, Librazhd-Përrenjas.

Policia sqaron se automjeti me drejtues L. N., 32 vjeç ka përplasur një motor, që drejtohet nga 20-vjeçari B. P. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 07.12.2021, rreth orës 17: 10., në aksin rrugor Librazhd- Prrenjas, automjeti me drejtues shtetasin L. N., 32 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin B. P., 20 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakNË VEND TË DONALDIT DO TË FUTET ROMEO, SI DO TË REAGOJNË BANORËT?
Artikulli tjetër”TESLA CYBERQUAD” KATËRÇIKLETA E PARË PËR FËMIJË