Një 75-vjeçare është përplasur nga një makinë në rrugën Transballkanike në Vlorë pranë rrethrrotullimit tek Omonia.

Si pasojë e këtij aksidenti e moshuara ka marrë plagë të mëdha dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Makina që ka shkaktuar aksidentin është tip ‘Benz’ 220 me targa TR 6136 U. E moshuara ka qenë duke kaluar rrugën pasi kishte blerë disa ushqime por i ka prerë rrugën një makine e cila e ka përplasur.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Artikulli paraprakTJETËR FITORE PËR BOKSIERIN SHQIPTAR FLORIAN MARKU
Artikulli tjetërKAPITENERIA E VLORËS SHPËTON NGA MBYTJA JAHTIN ITALIAN ME 7 SERBË NË BORD