Aksident masiv në Palermo, demtohen makinat e tifozëve shqiptarë
Një aksident “zinxhir” ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Santissima Mediatrice” në Palermo, ku janë përfshirë 8 makina me të cilat udhëtonin rreth 30 tifozë shqiptarë, të cilët ishin duke shkuar në stadiumin “Renzo Barbera” për ndeshjen e mbrëmjes mes Italisë dhe Shqipërisë. Dy nga tifozët janë lënduar lehtë dhe kanë marrë mjekime në vend nga skuadra e ndihmës së shpejtë, raportojnë mediat lokale, duke shtuar se 3 makinat janë dëmtuar rëndë. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, ndërsa trafiku është paralizuar. Policia, me anë të një autobusi po transporton në stadium tifozët shqiptarë, makinat e të cilëve janë dëmtuar. Siç shkruajnë mediat italiane, ditën e sotme tifozët shqiptarë kanë ‘pushtuar’ Palermon