SHTJEFËN TOMA HUMB JETËN PAS PËRPLASJES NGA NJË FOURISTRADË. Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Shkodër-Vau Dejës teksa një 50 vjeçar humbi jetën si shkak i aksidentit.
Aksidenti ndodhi rreth orës 21.30 minuta të së shtunës në fshatin Rrenc të komunës Guri i Zi teksa shtetasi Shtjefën Toma, 50 vjeç banor i zonës ku ndodhi aksidenti gjeti vdekjen. 50 vjeçari u përplas nga një fouristradë me targë AA622 FV që drejtohej nga shtetasi Dedë Zefi i cili në momentet e para u dyshua se po qarkullonte më një motorçikletë por pas hetimeve të para rezultoi se viktima po ecte në këmbë. Menjëherë në vendgjarje shkuan forcat e policisë duke nisur kështu hetimet e para për të zbardhur se cilat ishin shkaqet që çuan në këtë aksident të rëndë që i mori jetën 50 vjeçarit Shtjefën Toma. Viktima nga përplasja e fortë me fouristradën ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas hetimeve paraprake të bëra nga ekspertiza dyshohet se shkak i aksidentit të ndodhur është shpejtësia me të cilën po lëvizte mjeti i drejtuar nga Dedë Zefi por edhe mungesa e vëmendjes së 50 vjeçarit Shtjefën Toma që mbeti i vdekur në vend. Pas aksidentit, drejtuesi i foursitradës Dedë Zefi është shoqëruar në polici nga ku po merret në pyetje për ngjarjen e ndodhur në aksin Shkodër-Vau Dejës.