Një tjetër aksident ka ndodhur në qytetin e Pogradecit ku të plagosur kanë mbetur 3 persona. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit. Dy prej të plagosurve janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa i plagosur i tretë është më rëndë.
Shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të automjetit që më pas ka dalë nga rruga për shkak të motit të keq dhe reshjeve të shiut.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Kujtojmë se ditën e sotme kanë ndodhur edhe tre aksidente të tjera në Librazhd, Rrogozhinë dhe në Balldren ku të plagosur kanë mbetur pesë persona.