Një 51 vjecar është dërguar në gjendje të rëndë për jetën në spital, pasi motori tip “Astra” që ai po drejtonte humbi kontrollin duke dalë nga rruga.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11. 30 në aksin rrugor Shkoder-Lezhë në vendin e quajtur Beltojë.Sipas policisë i dëmtuari është shtetasi me iniciale V.P 51 vjec banues në Vau- Dejes i cili është trasnportuar menjëherë më autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës. Përplasja ka qënë tepër e fortë pasi drejtuesi i motorcikletës ka pësuar fraktura të rënda në kokë dhe trup.Sipas bluzave të bardha fillimisht 51-vjecari kishte arritur që të komunikonte ndërsa më vonë gjendja e tij është përkeqësuar për shkak të komplikacioneve.Në vendin e ngjarjes mbërritën uniformat e policisë që kanë nisur hetimet lidhur me shkaqey e ngjarjes.Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se shtetasi V.P ka humbur drejtimin e motorcikletës për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.Fshati Beltojë ku ndodhi ngjarja është ndër zonat më të rrezikshme sa i përket aksidenteve rrugore , kryesisht gjatë natës si pasojë e mungesës së ndricimit në rrugë, ku janë regjistruar me dhjetra viktima.

Artikulli paraprakTRAFIK KOKAINE TË KLASIT A, 8 SHQIPTARË ARRESTOHEN NË ANGLI
Artikulli tjetërVLLAZNIA VIJON ME FIRMAT, GJEN AKORDIN EDHE MESFUSHORI BARDULLA