Një aksident me vdekje ndodhi në orët e mbrëmjes të një dite më parë në zonën e Draçinit në qytetin e Shkodrës…
Viktima është shtetasi Pal Bicuku, 70 vjeç i cili humbi jetën në mënyrë të menjëhershme. Ky aksident me pasojë vdekjen ndodhi rreth orës 19:35 të 26 shtatorit….
70 vjeçari ishte duke ecur në këmbë kur papritur një automjet e ka përplasur duke bërë që të ndërrojë jetë në vendin e ngjarjes……
Policia vendore e Shkodrës pas këtij aksidenti të rëndë ka bërë ndalimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi këtë aksident, shtetasit Valter Doçaj, 21 vjeç….
Pas këtij aksidenti fatal të ndodhur në unazë në zonën e Draçinit në Shkodër policia vendore është duke hetuar për të nxjerrë shkaqet e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. Aksidentet rrugore në Shkodër vijojnë që të jenë një problem në disa prej akseve kryesore. Shpesh herë këto përplasje që në shumë raste rezultojnë edhe fatale ose me të plagosur në gjendje të rëndë vijnë si shkak i moszbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve që janë tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, përdorimi i celularit, konsumimi i alkoolit apo të tjera. Efektivët kanë shtuar kontrollet dhe gjobat por sërish ndërgjegjësimi për shoferët vijon që të jetë i ulët.