Në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në hyrje të qytetit të Bilishtit, shtetasi A.D, 21 vjeç, banues në Bilisht, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin V.Gj, 60 vjeç, banues në fshatin Baban, i cili drejtonte një mjet motorr pa targa.
Shtetasi V.GJ, u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku më pas ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit shtetasi A.D, ndodhet i shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Materialet do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.