Një aksident me vdekje është shënuar orët e vona të pasdites së sotme në Elbasan- Librazhd, ndërsa viktimë ka mbetur një burrë i moshuar me iniciale I.B.

Ndërkohë, sipas burimeve policore, shoferi i mjetit që ka përplasur këmbësorin, është larguar.

“Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinot Fushë, një mjet ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin I.B., 74 vjeç banues në fshatin Labinot Fushë dhe më pas është larguar. Policia po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit”, njoftoi Policia e Elbasanit.

Artikulli paraprakSHKODËR, APELI LË NË BURG AUTORËT E ATENTATIT ME TRITOL NE RUS
Artikulli tjetërMBËRRIJNË NË GJYKATË AGRESORËT E TRAJNERIT GJOKA