Aksident me vdekje makina perplas motorcikleten.
Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku një makinë ka përplasur një motor. Për pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, Domeniko Muho, 27 vjeç. Ai fillimisht u nis me urgjencë drejt Tiranës, por ka ndërruar jetë rrugës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Emin Matraxhiu’. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, ndërsa është shoqëruar shoferi i mjetit “Ford”.