Aksident me vdekje në aksin Laç-Mamurras, furgoni përplas motorin
Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Laç – Mamurras. Mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon dhe një motor. Mjeti furgon me targë LA 3542 A që drejtohej nga Vasfi Kërtulla , 47 vjeç, banues në Laç, është përplasur me mjetin çiklomotorr që drejtohej nga Zamir Tuga, 23 vjeç, banues në Gjormë – Kurbin i cili ka gjetur vdekjen. Drejtuesi i mjetit furgon Vasfi Kërtulla është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për proçedurat e mëtejshme të arrestimit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht këtë aksident.