Një këmbësor humbi jeten, pasi u përplas nga dy automjete.Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të “Mbikalimi i Patokut”, në Kurbin. Sipas policisë shtetasi Fran Meskurti duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një këmbësor që lëvizte në anë të rrugës.Menjëherë pas përplasjes së parë, këmbësori është përplasur edhe nga një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasi Denis Preçi.

Si pasojë e plageve të shumta të marra nga përplasjet, këmbësori gjeti vdekjen e mënjëhershme, ndërsa të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Nga veprimet paraprake shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë errësira në rrugë dhe moti me shi, çka ka bërë që drejtuesit e dy automjeteve të mos e vene re këmbësorin, duke sjellë dhe përplasjen.

Artikulli paraprakMURIQAN, IU GJET KANABIS NË MAKINË, NË PRANGA 30-VJEÇARI
Artikulli tjetërFESTA E PAVARËSISË NË BASHKINË PUKË