Një i moshuar humbi jeten, pasi motorçikleta me të cilen udhetonte u përplas nga një automjet.Aksidenti ndodhi rreth ores 12:00 të kësaj të hëne në superstraden Lezhë-Shkoder në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”, ndërsa viktime mbeti Mark Luci 78-vjeç.Motorçikleta me të cilen po lëvizte 78-vjeçari u përplas nga një furgon mallrash që drejtohet nga shtetasi Agim Subashi.Goditja ishte e fortë, duke i shkakuar dëmtime të shumta të moshuarit i cili nuk mundi tju mbijetojë plageve të marra dhe gjeti vdekjen disa minuta pas ngjarjes në urgjencen e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Ndërkohë policia rrugore e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, që i mori jeten 78-vjeçarit Mark Luci.

Artikulli paraprakSKEMA E RE E QARKULLIMIT NË QYTET
Artikulli tjetërKOSOVARJA RREZIKON TË MBYTET NË SHËNGJIN