Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një makinë rreth orës 18:30, në aksin rrugor Milot – Fushë Krujë, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushë Kuqes”.
Viktima është Mark Lleshi . rreth 55 vjeç, banues në Kurbin i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Pas aksidentit autori është larguar së bashku me makinën e tij. Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe kapjen e autorit