Aksident me pasojë vdekjen në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, teksa ky i fundit ka tentuar të kalojë nga njëri sens i rrugës në tjetrin. Viktima e këtij aksidenti nuk është identifikuar ende, ndërsa bëhet e ditur se automjeti që e përplasi është larguar nga vendngjarja. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa janë ngritur postblloqe përgjatë autostradës, për të ndaluar automjetin e përfshirë në aksident.

Artikulli paraprakTURQIA PARALAJMERON PER LUFTEN E TRETE BOTERORE
Artikulli tjetërZJARR NE NJE DYQAN NE TREGUN E ZDRALES.VETEM DEME MATERIALE