Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës.Ngjarja ka ndodhur në lagjen e Bahçallekut, në hyrje të qytetit.
Viktima Ejll Gjergji, rreth 60 vjec po udhëtonte me biçikletë në momentin kur është goditur në mënyrë fatale nga një automjet.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në polici, ndërkohë që hetimet për verifikimin e dinamikës së ngjarjes vijojnë.
Informacioni i policise
Më datë 24.04.2018, ora 15:05, ka ardhur një telefonatë ne sallën e komandimit se në aksin rrugor Shkodër – Tiranë, në lagjen Baçellek, ka ndodhur një aksident.
Menjëhere kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se automjeti tip Benz, me targa AA733RA, me drejtuese shtetasen D. J. 25 vjeçe, banuese nw Shkodër, ka përplasur shtetasin E. Gj. rreth 60 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër,
i cili po lëvizte me biçikletë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe eshte dërguar ne Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.
Drejtuesja e mjetit u shoqwrua në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.