Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, ku fatkeqësisht ka humbur jetën një person.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Pogradec- Korçë, në fshatin Petrushe ku një mjet me targa greke është përplasur nga një trajler, duke i marrë jetën drejtuesit. Nuk dihen ende shkak u aksidentit dhe as identiteti i viktimës.

Një tjetër viktimë është regjistruar në Elbasan, ku edhe në këtë rast trajleri, për shkak të rrugës së lagësht humbi kontrollin dhe përplasi furgonin, duke lënë një viktimë dhe dy të plagosur.

Njoftimi i plotë i policisë
Më datë 03.10.2019, në orën 12.30, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Petrushë, janë përplasur mjeti tip “Benz” (me targa greke), me një mjet tip kamion, me drejtues shtetasin F.M, 47 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, tip “Benz”.

.Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Artikulli paraprakVETËM DY JAVË NË DETYRË, JEP DORËHEQJEN DREJTORESHA E ARRSH-SË
Artikulli tjetërTË HAPEN NEGOCIATAT! SHQIPËRIA DHE MAQEDONIA BËNË ATË QË U KËRKUAM