Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë. Policia bën me dije se shtetasi I. Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi I. Z. dhe pasagjeri në këtë automjet shtetasi D. M., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Bilishtit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakSTAR TREND – (BLINI, GURI I LEKËS) LUMI I SHALËS, TAJLANDA E SHQIPËRISË !!
Artikulli tjetër38-VJEÇARI SHQIPTAR HUMB JETËN NË NJË AKSIDENT NË ITALI