Rreth orës 10:55, në aksin rrugor “Koplik-Bajzë”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin L. M., ka aksidentuar shtetasin R. Sh., 66 vjeç, i cili lëvizte me motomjet. Si pasojë 66 vjeçari ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. M., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakFLUKS UDHËTARËSH NË KAPSHTICË, JA SA HYRJE-DALJE KA PASUR NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërVODHËN SHUMËN PREJ 140 000 EUROSH NË NJË PIKË KËMBIMI NË SHKODËR, FINALIZOHET OPERACIONI “TRACKING”