Një grua mbeti e plagosur pas përplasjes së dy automjeteve në superstraden Lezhë-Milot. Aksidenti ndodhi rreth orës 18:00 të së shtunëa dhe u përfshinë nje automjet tip Mercedes dhe një Audi. E plagosura ishte pasagjere një njëren prej makinave dh u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten. Ndërkohë Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve ehe rrethanave të këtij aksidenti, nga i cili u krijua dhe trafik i rënduar.