Një përson mbeti i plagosur në një aksident rrugor në aksin Lezhë-Shëngjin.Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të paraditen e së premtes, pranë lagjes “Xhenjo”.Një përson i cili udhetonte me një motorçiklete, dushohet të jetë goditur nga një automjet i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.Drejtuesi i motorçikletes mbeti i plagosur dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, i cili ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, i cili është i dyti që ndodh në harkun kohor të tre ditëve në rrugen Lezhë-Shëngjin.

 

Artikulli paraprakPËRMBYTJET LEZHË, 340 HA TOKË BUJQËSORE NËN UJË
Artikulli tjetërVRAU BABANË DHE VËLLAIN E ISH-GRUAS, ARRESTOHET