Dy përsona mbeten të plagosur, pas përplasjes së dy automjeteve në superstraden Lezhë-Shkoder.Aksidenti ndodhi pasditen e së mërkures në vendin e quajtur “Kryqezimi i Gjadrit”, ku u përfshinë një automjet tip golf me targa shqiptare dhe ‘Audi’ me targa angleze.Goditja ishte mjaft e fortë e për pasojë mbeten të plagosur njëri nga drejtuesit dhe pasagjeri.
Ata u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti nga i cili mbeten të plagosur 2 përsona.

Artikulli paraprakKONFLIKTI, GJYKATA LË NË BURG KOSOVARIN
Artikulli tjetërIBALLË, 6 VJEÇARI HUMB JETËN NË REZERVUAR