Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në autostradën Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldren.
Burime prane vendit te ngjarjes bëjnë me dije se në këtë aksident janë përfshirë një makinë tip ‘Ford Fiesta’ që ka goditur një motor, ku drejtuesi i këtij mjeti ka mbetur i plagosur rëndë.
Drejtuesi i motorit është dërguar në spitalin e Lezhës ku po merr ndihmën mjekësore. Si pasojë e aksidentit edhe makina ka përfunduar në një kanal kullues buzë rrugës. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Si pasoje e aksidentit jane krijuar edhe radhe te gjata automjetesh ne kete aks duke bere qe makinat te presin ne radhe.
Jo më larg se ditën e djeshme një aksident tjetër i rëndë me motor ndodhi në Shënkoll të Lezhës. Nga ky aksident humbi jetën 55-vjeçari Tom Deda.
Po kështu gjatë mëngjesit të sotëm një aksident tragjik i mori jetën një të riu në Durrës. Dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonte viktima.