Një përson mbeti i plagosur, pasi humbi kontrollin e automjetit që drejtonte dhe u përplas me barrierat anesore të rruges.Aksidenti ndodhi mëngjesin e së premtes në superstraden Lezhë-Shkoder, në afersi të fshatit Gocaj.

Drejtuesi i automjetit i cili mbeti i plagosur u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në Urgjencen e Spitalit Rajonal të Lezhës, nga ku bëhet e ditur se pasi mori ndihmen e parë mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jeten.

Policia e cila mbërriti menjëhere në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia me të cilen levizte drejtuesi i mjetit, duke bërë qe ai të humbase kontrollin dhe të përplaset me barrierat anësore të rruges.

Artikulli paraprakSOT TEMPERATURA PËRVËLUESE, TERMOMETRI SHËNON DERI NË 41 GRADË CELSIUS
Artikulli tjetërRASTI I PARË ME LINË E MAJMUNËVE NË SUEDI, KOMPANIA FARMACEUTIKE NORDIC: GATI TË PRODHOJMË 10 MILIONË DOZA VAKSINE