Dy kembësor mbeten të plagosur rëndë, pasi u përplasen nga një kamionçinë në aksin Rrugor Milot-Thumanë.Aksidenti ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes të së enjtes pranë Fushë-Milotit, ndërsa të plagosur mbeten shtetasit S.M dhe K. M.Pas ndihmës së parë mjekësore në Spitalin e Laçit, të plagosurit u dërguan me urgjence drejt spitalit të Traumës në Tiranë nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.
Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, shoqëroi në komisariat drejtuesin e kamionçines shtetasin E.I dhe nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti i cili është i dyti që ndodh në harkun kohor të dy diteve në rruget e qarkut të Lezhës, me një bilanc 1 i vdekur dhe 2 të plagosur.