Gjashtë përsona mbeten të plagosur mes te cileve dhe femije, pas përplasjes së dy automjeteve në autostradën Milot-Thumanë. Aksidenti ndodhi pranë Fushë Mamurrasit në Kurbin. Në këtë aksident u përfshinë një automjet tip renauld me një mërcedes dhe për pasoje mbeten të plagosur shtetasit I. H. 43 vjeç dhe shtetasja I. H. 13 vjeçe të cilët ndodheshin në mjetin tip “Benz” si dhe shtetaset M. K. 39 vjeçe, M. Sh. 73 vjeçe, D. K. 17 vjeç dhe R. K. 12 vjeç të cilët udhëtonin në mjetin tip “Renault”.Të plagosurit u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave te bardha jashtë rrezikut për jeten.
Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidentit, që paraprakisht mendohet të ketë ndodhur nga errësira si dhe lagështira në rrugë.