Nje aksident i rende eshte regjistruar mesditen e se enjtes ne aksin rrugor Shkoder – Velipoje.

Nje mjet ka humbur kontrollin duke rene ne kanalin vadites anes rruges. Fatmiresisht si pasoje e perplasjes nuk ka pasur viktima ne njerez por vetem deme materiale. Sipas policise, shkak i ketij aksidenti ka qene humbja e kontrollit e drejtuesit te mjetit Mund të ishte kthyer në një tragjedi, por fatmirësisht udhetaret e një automjeti kanë mundur të dalin nga kanali ku ka perfunduar mjeti tip citroen, mesditen e kesaj të enjte ne aksin rrugor Shkodër – Velipoje. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Dajc, ku një mjet me targa AA 516 MK, si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesit e autoveturës ka përfunduar në kanalin anësor të rruges. Çifti i bashkëshortëve, kanë marrë dëmtime të lehta si pasoje e perplasjes por kane qene banore të zonës ato të cilet i kanë ndihmuar të dalin nga automjeti, kjo edhe per shkak të nivelit të ulet te ujit ne kanalin vaditës anës rrugës. Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes behet me dije se shkak i ketij aksidenti ka qene humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit, ndërkohe qe blute e shkodrës kanë nisur hetimet per zbardhjen e rrethanave te ketij aksidenti qe regjistrohet ne kete aks rrugor i cili eshte perfshire ne rikonstruksion te plote .

Artikulli paraprakVUANTE NGA SËMUNDJE E RËNDË , NDAHET NGA JETA ISH-MINISTRI I ENERGJITIKËS, DRITAN PRIFTI
Artikulli tjetërKUVENDI NIS ME NJË MINUTË HESHTJE PËR NDARJEN NGA JETA TË DRITAN PRIFTIT