Nje aksident rrugor ka ndodhur ne aksin Shkoder-Gur i Zi. Dy automjete jane perplasur me njera-tjetren. Nga aksidenti nje grua ka mbetur e plagosur por ndodhet jashte rrezikut per jeten. Nderkohe njeri prej automjeteve te perfshire ne kete aksident rrugor eshte kapur flake. Personat qe ndodheshin brenda kane arritur qe te dalin me shpejtesi duke i shpetur zjarrit qe perfshiu makinen. Nderkohe menjehere ne vendngjarje mberriten efektivet e repartit zjarrefikes te Shkodres duke bere te mundur shuarjen e flakeve ne makinen e cila u dogj nga ky aksident rrugor. Ne vendin e ngjarjes mberriten edhe forcat e policise te cilet nisen menjehere hetimin per zbardhjen e plote te ngjarjes. Nga burimet ne vendngjarje mesohet se aksidenti ka ardhur si shkak i mosrespektimit te rregullave te qarkullimit rrugor. Njera prej makinave ka qene me shpejtesi tej normave te lejuara.