Aksident në aksin Shkodër-Koplik, në fshatin Grudë-Fushë.Një automjet tip fuoristradë AA754 TE me drejtues shtetasin Albert Pali ka përplasur një motorçikletë në të cilin udhëtonin 2 të rinj të cilët kanë marrë plagë të konsiderueshme.Mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidendetit.

Shkodër/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit” automjeti me drejtues shtetasin A. P., 21 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues një të mitur 14-vjeçar.

Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur 14-vjeçarë, që po lëviznin me motomjet, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Artikulli paraprakHUMB JETEN EDHE VIKTIMA E KATERT NGA ATENTATI NE SHKODER
Artikulli tjetërNIS TAKIMI NË SELANIK, RAMA: 50 MËSUES PËR FËMIJËT SHQIPTAR