Shkoder Informacion Paraprak Me datë 01.02.2018 rreth orës 06:30 ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Shkodër – Koplik në vendin e quajtur Shtoj Ri ka ndodhur një aksident

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë dhe sherbimet M. N. Z ku kanë konstatuar se mjeti me targë AA 615 NP është përplasur me një pemë në anësore të rrugës ku ka gjetur vdekjen drejtuesi mjetit, shtetasi S.B  22 vjeç, banues në Koplik, i cili është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakPESHKONTE TE LIQENI, BURRI GJENDET I MBYTUR
Artikulli tjetërBLINDOHEN ZYRTARËT, MAKINA,ARMË DHE MASA TË REJA