Aksident në rrugën Shkodër-Velipojë. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën si shkak i këtij aksidenti rrugor. Në vendngjarje ndodhet një autoambulancë duke bërë transportin drejt spitalit rajonal të Shkodrës të personave të lënduar ndërsa deri më tani nuk ka persona në rrezik per jetën. Ndërkohë vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë duke nisur menjëherë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti rrugor. Kohët e fundit si shkak i fluksit të automjeteve aksidentet rrugore janë shtuar ndjeshëm kryesisht në akset turistike ku ka edhe më shumë automjete që lëvizin. Policia ka shtuar kontrollet po sërish situata vijon që të jetë problematike.

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA AGIM DOÇI, POETI I LIRISË SË KOMBIT SHQIPTAR
Artikulli tjetërHUMB JETËN TEKSA PO LAHEJ NË PLAZHIN E VELIPOJËS 70 VJEÇARI