Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në Argjentinë. 19 persona kanë humbur jetën pas përmbysjes së një autobusi në pikën më të lartë të maleve të Amerikës së Jugut.

Sipas autoriteteve, autobusi po udhëtonte me shpejtësi të madhe. 19 të vdekur është bilanci i një aksidenti tragjik në Argjentinë. Një atobus është përmbusur në provincën Mendoza, në një rrugë malore në kufirin mes Argjentinës dhe Kilit. Turbus, kompania kiliane menaxhuese e atuomjetit konfirmoi lajmin, duke mos dhënë detaje mbi numrin e viktimave apo arsyen e aksidentit të rende. Sipas autoriteteve, autobusi po udhëtonte me shpejtësi të madhe, teksa nënvizohet edhe vështirësia e terrenit, pasi vendi ku ndodhi aksidenti është pika më e lartë e Amerikës së Jugut. Madje një prej të mbijetuarve tha për mediat vendase se mjeti po udhëtontë me kaq shpejtësi të lartë sa të gjithë pasagjerët ulërisnin dhe bërtisnin duke i kërkuar shoferit të ulte shpejtësinë. “Autobusi kishte 40 pasagjerë nga të cilët 32 ishin argjentinas, përfshirë tre fëmijë”, tha Turbus, teksa theksoi se po punonte për të identifikuar personat që humben jetën. Në 2015 në Argjentinë ka ndodhur një aksident i ngjashëm, ku mbi 40 persona humbën jetën pasi një autobus doli nga rruga duke rënë nga disa metra lartësi.

Artikulli paraprakSPANJA NË PROTESTË: TË FUTEN MË SHUMË EMIGRANTË NË EUROPË!
Artikulli tjetër“TAKE THAT” DO TË BASHKOHEN