Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, tek QTU-ja. Një automjet ka aksidentuar për vdekje një këmbësor rreth 50 vjeç i gjinisë mashkull.
Dyshohet e viktima të ishte endacak dhe nuk ka pasur dokumente identifikim me vete.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa qarkullimi i mjeteve ka devijuar në rrugën dytësore.