Një aksident automobilistik ka ndodhur pasdite në autostradën Tiranë-Durrës.
Në aksident janë përfshirë dy mjete të tonazhit të lartë, ndërsa raportohet se shoferi i trajlerit është dëmtuar rëndë.
Informacionet paraprake bëjne me dije se gjatë përplajes së mjeteve, shoferi i trajlerit ka dalë nga xhami.Aksidenti solli për minuta me radhë trafik të rënduar në këtë segment.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit. Opinion.al sjell një video nga vendngjarja.