Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë – Milot, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Sipas burimeve mësohet se viktima ishte duke u përpjekur të kalonte në krahun tjetër të rrugës kur u përplas nga automjeti. Ende nuk dihen emrat e viktimës dhe drejtuesit të mjetit, por Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.